Gazetarja Glidona Daci thotë se viti 2023 do të jetë i ‘frikshëm’ përsa i përket funksionarëve të lartë që kanë shkruar ligjin.

Në një intervistë për Euronews Albania, Daci u shpreh se dosja e Steri lizimit dhe ajo e Check up-it që janë drejt përfundimit.

Pa përmendur emra, Daci shtoi se këto dosje pritet të dj egin shumë emra të njohur të politikës.

Gazetarja tha se të përfshirit në këto dy dosje janë lënë ‘të hanë rehat Vitin e Ri’ dhe pas festave do të japin llogari për shkeljet.

“Kemi dosjen e sterilizimit e cila është drejt përfundimit dhe pritet të dj egë shumë emra të njohur të politikës. Është dosja e check up. Për sterilizimin kam garanci të plotë që shumë shpejt do kemi zhvillime. Ndoshta është ajo e shprehja e popullit që po i lënë të hanë rehat edhe Vitin e Ri dhe do të japin llogari para drejtësisë.

Këto dosje të dyja të lidhura me Ministrinë e Drejtësisë janë një sk ndal i madh që çoi në bllokimin e operacioneve, pasi nuk ke mundësi të bësh sterilizimin e mjeteve spitalore. Edhe në dosjet e bëra publike dhe hetime që kemi mundur të sigurojmë, padyshim që pritet të djegë emra të njohur të politikës”, tha gazetarja.