Konflikti në Ukrainë mund të sjellë një ‘luftë të madhe’ të tmerrshme vitin e ardhshëm, nëse do t’i besohej parashikimeve të filozofit dhe profetit të famshëm Michel de Nostradame, i njohur ndryshe si Nostradamus, shkruan Daily Star.

Francezi bëri mijëra parashikime për të ardhmen në librin e tij ‘Les Proféties’, i botuar mbi 450 vjet më parë dhe është vlerësuar se parashikon gjithçka nga ngritja e Hitlerit deri te vrasja e JFK dhe sulmet e 11 shtatorit.

Për vitin 2022, ai parashikoi një seri ngjarjesh të tmerrshme, duke përfshirë goditjen nga një asteroid, inflacion, uri dhe robotët që do të pushtonin Tokën. Dhe ndërsa asnjëra nga këto nuk ka ndodhur ende (theksohet se kanë mbetur edhe nëntë muaj deri në fund të vitit) parashikimet e tij për vitin e ardhshëm, 2023, janë edhe më të tmerrshme.

Në shkrimet e tij, Nostradamus shkruan: “Shtatë muaj Lufta e Madhe, njerëz të vdekur nga ligësia”

Kjo mund të shihet si aludim për një konflikt më të madh si nj Luftë e Tretë Botërore që rrjedh nga konflikti në Ukrainë, që mund të lindin vitin e ardhshëm.

Megjithatë, në këtë ngjarje, duket se qyteti francez i Rouen do të jetë të paktën i sigurt, megjithëse me sa duket Parisi do të shkatërrohej.

Nostradamus gjithashtu aludon për një “zjarr qiellor në godinën mbretërore”, por është pak më i keq se zjarri i Harry dhe Meghan.

Gjatë gjithë librit, fundi i botës ose “fundi i kohërave” gjithmonë e ka përmendur zjarrin si faktorin kryesor në fundin e botës.

Sugjerohet se nga hiri i qytetërimit do të dalë një rend i ri botëror. Edhe pse si do të duket kjo është supozimi i kujtdo!