Trondit gazetarja Aida Topalli : Si më kërcënoi motra e Ervis Martinaj

Gazetarja Aida Topalli ka treguar vështirësitë që ka hasur gjatë rrugëtimit të saj 7-vjeçar në fushën e kronikës së zezë. Por një moment e ka ndarë si më të vështirin.

Trondit gazetarja Aida Topalli : Si më kërcënoi motra e Ervis Martinaj
Trondit gazetarja Aida Topalli : Si më kërcënoi motra e Ervis Martinaj

Bëhet fjalë për një rast që ajo zbuloi se ishte kërcënuar nga një e afërme e Ervis Martinajt, më konkretisht nga e motra e tij. Të gjithë ngjarjen, gazetarja e tregoi teksa ishte e ftuar në Podcastin “M’kujto”, duke ndarë eksperiencën e saj lidhur me atë që ka ndodhur.

SHIKO MOMENTIN E 14.00

PYETJE: Je ndjerë në ndonjë moment e rrezikuar?

AIDA TOPALLI: Jo më larg se para një muaji isha e ftuar në një televizion dhe fola për një personazh mister, Ervis Martinaj, i konsideruar i zhdukur që prej gushtit të vitit 2022. Ende nuk dihet asgjë për fatin e tij përveç faktit se Policia thotë që kemi të dhëna të reja, por përsa kohë nuk kemi një deklaratë zyrtare nuk dimë asgjë. Pak orë pasi dola nga studioja më vjen një notification në Instagram. Hap telefonin dhe më thotë jam e motra e Ervis Martinaj dhe më foli në një gjuhë që e nisi butë dhe më nisi në të rëndë. Më tha “Si përmend t’i vëllain tim?”. Se ndonjëherë marrin dhe nuk e dinë sesi marrin. Moj zonjë e dashur i thashë…vëllai i saj është në kërkim nga SPAK dhe nga ana tjetër është personazh që familja e ka denoncuar si të zhdukur. Ne jemi gazetarë kemi butimet tona. E dëgjova derisa ofendoi dhe pastaj kërcënoi. I thashë hera e para që më merr dhe në kërcënon mua. I thashë nuk mund të ndërhyni në punën time, mund t’i drejtohesh institucioneve nëse pretendon për shpifje sepse unë nuk e mora vëllanë tënd nga hiçi dhe e akuzova për një gjë. E akuzon SPAK dhe Prokuroritë e tjera. Mbylla telefonin dhe nuk më mori më. Nuk e di nëse ka ndjekur ndonjë përgjegjësi ligjore. Sot e kanë shumë të lehtë të na gjejnë e na marrin pa pikën e problemit sikur të jemi duke folur për personazhe të kulluar.

Por kush është Ervis Martinaj?

Ervis Martinaj rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022. Ai ishte shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”, pasi i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani, tha se i kishte ofruar një ‘çek të bardhë’ në këmbim të ‘kokës’ së Indrit Dokles. Edhe pse ka kaluar më shumë se një vit nga zhdukja dhe ka kaluar çdo afat i dhënë nga kryeministri Edi Rama për kryepolicin Muhamet Rrumbullaku që ngjarja të zbardhet, deri tani policia nuk ka asnjë version të besueshëm dhe përfundimtar.