Ashtu si dëgjojmë shpesh në familjet shqiptare dhe jo vetëm, kur një çift divorcohet problemi më i madh është fëmija i tyre.

Edhe historia e çiftit të trajtuar sot ka patur një konflikt që si duket akoma dhe sot nuk e kanë zgjidhur.

Dy të rinjtë u martuan dhe krijuan jetën e tyre, ku më vonë si fryt i dashurisë erdhi në jetë një fëmijë, që sot është 15 vjeç, por më shumë se 5 vite as nuk e sheh dhe as ka komunikim me babain.

Shkak është bërë nëna e saj, pasi pas divorcit të çiftit dhe konflikteve të njëpasnjëshme, çifti u nda. Nusja nuk lejoi më fëmijën të takonte askënd nga familja e bashkëshortit, duke u betuar se do ta bënte këtë gjë fill pas divorcit. Vjehrra e saj dhe kunata në News24, kanë rrëfyer dhe denoncuar ish-nusen për mbajtje peng të mbesës 15-vjeçare.

Rrëfimi i kunatës:

Nusen e vëllait e kam pasur shoqe të ngushtë, edhe fati deshi ta kisha edhe kunatë, u fejua me vëllain tim pas një viti, bënë edhe celibrimin, se vëllai im jetonte në Itali, u fejuan edhe vëllai vazhdoi të bënte dokumentet. Dokumentet po vonoheshin, nusja i tha vëllait ti ke tjetër e prandaj nuk m’i bën mua dokumentet edhe filluan zënkat, se ashtu i thanë, ti që s’më merr mua ke tjetër.

Nusja shkoi në gjyq për t’u ndarë, hapi gjyqin, por vëllai im pati një aksident në një dasmë në fshatin e nuses, u plagos me rikoshet pa dashje në krah. Edhe nusja e mori vesh edhe erdhi në shtëpi, ku vëllai ishte i plagosur, erdhi me mamanë e me babanë e vet edhe i tha vëllait do ngelemi si motër e vëlla. Vëllai i tha motër e vëlla kam, po deshe bashkohemi prapë si burrë e grua.

U ngritën për të ikur, mami me gjyshen i tha po ike më nuk vjen mendohu mirë, ashtu bëri u bashkuan përsëri. Nusja shkoi në gjykatë edhe mbylli çështjen e gjyqit, nuk vonoi shumë e i dolën letrat për në Itali, edhe shkuan në Itali, jetuan atje, erdhi në jetë vajza, nuk kanë pasur zënka, ishte 8 vjeçe vajza kur filluan zënkat, shkoi mamaja e nuses në Itali e nga ky moment filluan debatet.

Nusja filloi punë te një hotel, vëllai debatoi me mamanë e nuses, nusja mbajti anën e të ëmës, pastaj iku mamaja e nuses, i ka lënë me debate të dy, vëllai filloi ndarjen në Shqipëri, gjykata i ka thënë që ju jeni të ndarë para shumë vitesh, gjithsesi u bë gjyqi për vajzën, gjykata ja la nuses, edhe vëllait i ka lënë një detyrim edhe takim me vajzën, por detyrimin vëllai e paguan në bankë, mirëpo për ta takuar ose të flasë, por nuk është realizuar kjo gjë, biles musja në vendimin e gjykatës së fundit, ka thënë se ka pasur zënka. Madje, nusja në vendimin e gjykatës së fundit na ka thënë sa të jem unë gjallë nuk keni për ta parë me sy vajzën. Edhe ashtu po vepron, kemi 7 vjet pa e parë me sy, nuk lejon askënd prej nesh, as të atin e vajzës, vëllain tim.