Është publikuar një foto të 52-vjeçarit Xherxh (Gjergj) Laçi, i cili akuzohet se prej 6 vitesh ka ngujuar dhe dhunuar familjen e tij, gruan dhe dy fëmijët.

Fotoja është shkrepur nga bashkëshortja e Laçit, teksa ky i fundit qëndron me kurriz ndaj saj.

Siç vihet re, 52-vjeçari mban një armë në brez, me të cilën kërcënonte familjen të mos dilte nga shtëpia që ndodhet në zonën e 5 Majit, në Tiranë.

Ndër të tjera, gazetari kërkoi në emisionin “Now” me Erla Mëhillin që ky të mos cilësohet vetëm si rast i izoluar.

Kujtojmë se Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest në burg” për Gjergj Laçin.

Gjatë seancës gjyqësore, Laçi ka mohuar akuzat duke pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve dhe as nuk i ka penguar që të dalin nga shtëpia.

Gjithashtu është shprehur se është i pafajshëm dhe se fishekët dhe thikat i mbante për punë.

Nga ana tjetër, avokati ka kërkuar ekspertizë mjeko-ligjore, për shëndetin mendor.