Pas vrasjes së dyfishtë në Kurjan të Roskovecit, autori Altin Kuka duket se të parën ka njoftuar bashkëshortën e tij. Armën e vrasjes, tip kallashnikov, Kuka e ka lanë në vendin e ngjarjes dhe më pas ka shkuar tek e shoqja, e cila po shiste fruta-perime. Aty i ka rrëfyer se çfarë ka bërë dhe është nisur për në Komisariatin e Fierit.

“I vrava unë të dy, tani po iki dhe të dorëzohem në Polici,“-tha 49-vjeçari.

Edhe para uniformave blu, autori eka pranuar ngjarjen duke u shprehur se dy vëllezërit, Gramos dhe Ladimir Kurtaj ishin konfliktuar me djalin e tij 21-vjeçar.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 14.00, në lokalin që kishin në pronësi dy vëllezërit Kurtaj. Atje Kuka dhe i biri kishin shkuar “për t’u sqaruar”, por përfundoi në një tragjedi për familjen Kurtaj. Pas krimit, Altin Kuka u vetëdorëzua, ndërsa djali i tij u kap në aksin Fier-Berat.