SPAK ka dhënë urdhër për sekuestrimin e pasurive të Ervis Martinaj. Sekuestrimi është bërë në sajë të operacionit “Plumbi i artë”.

Bëhet me dije se SPAK ka kërkuar sekuestrimin e 34 pasurisë së Martinaj dhe familjarëve të tij, në Lezhë dhe Fushë Kuqe.

Ky operacion ka nisur që në orët e para të së mërkurës por nuk dihen ende detaje për bilancin e pasurive, të cilat janë kërkuar të vihen nën sekuestro.

Martinaj rezulton i zhdukur prej gushtit të vitit 2022 dhe nga mbrëmja e datës 9 për të nuk ka asnjë informacion.