Ashtu siç ishte paralajmëruar Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka shkatërruar me lënë plasëse godinën e “Prestige Resort”.
Resorti është në pronësi të biznesmenit Irfan Hysenbelliu që ka në pronësi disa media dhe akuzon qeverinë se po sulmohet me qëllim për shkak të linjës editoriale.
Por kryeministri Edi Rama tha dy ditë më parë se gjithçka që është ndërtuar pa leje do të shembet.
Prej 1 dhjetorit IKMT, forcat e policisë, OSHEE dhe xhenierët kanë ndërhyrë dhe kanë nisur shembje.