Moderatorja e njohur se emisioneve të sportit, Ilda Bejleri është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë në jetë vajzën e saj.

Ilda Bejleri ka vendosur që të bijën ta pagëzojë me emrin, Siena. Me siguri një emër shumë me kuptim për moderatoren dhe partnerin e saj, Arditin. Këtë detaj e kanë bërë me dije burime nga Kryefjala.com, por vetë moderatorja nuk ka dhënë ende asnjë njoftim për shtimin në familje.

Moderatorja Ilda Bejleri e ka mbajtur larg vëmendjes mediatike shtatzëninë e saj, duke e njoftuar shumë vonë, kur pritej së ëmbël po i vinte fundi.