Moderatorja Ilda Bejleri është shumë e komentuar por edhe një figurë mjaft e dashur publike.

Ajo është bërë nënë për herë të parë, ku solli në jetë vajzën e saj.

Ilda Bejleri publikoi më herët fotografinë e parë të së bijës. Moderatorja zbuloi edhe emrin e vogëlushes- Siena.

Krahas imazhit të parë të vogëlushes, ajo ka shkruar dhe fjalët e ëmbla: “Nga dashuria me dashuri. Siena jonë është këtu”.

Mirëpo, si duket moderatorja pas lindjes së vogëlushes së saj?

Vetë Ilda ka publikuar foto në “Instagram”, e cila shfaqet në super formë me një fustan të zi.

“Mami e re në qytet”, shkruan Ilda.