Duke qenë se është një fanse e Real Madrid nuk është çudi që ish-moderatorja e sportit Ilda Bejleri nuk është aspak e kënaqur me vendimin e Kylian Mbappe për të mos u bashkuar me galaktikët.
Edhe ajo i është bashkuar grupit të kritikëve të yllit francez që e akuzojnë se zgjodhi paratë mbi ëndrrën. Kylian ka deklaruar gjithmonë se që i vogël ka qenë fans i Real Madridit dhe se ëndërron të luajë në Santiago Bernabeu një ditë. Por, kur kishte mundësinë e refuzoi.
Teksa ka rishpërndarë foton e tij nga ceremonia e djeshme kur njoftoi zgjatjen e kontratës me PSG, Ilda shkruan me ironi: “Ka dy lloje njerëzish, ata që ndjekin ëndrrat dhe ata si Mbappe që ndjekin lekët”.
Duke qenë se prej vitesh është pritur transferimi i tij në Madrid, Mbappe me vendimin e tij të fundit ai i ka zhgënjyer dhe ka filluar të humbasë qindra mijëra prej tyre, gjë që reflektohet edhe në rrjetet sociale.
Në Instagram ai ka humbur 400 mijë ndjekës duke shkuar nga 71.6 milionë në 71.5 milionë në më pak se 24 orë. Edhe në Twitter ku kishte 8.1 milionë ndjekës deri para vendimit tani ka 7.9 milionë. Përveç numrit në rënie të ndjekësve, Kylian është përballur me një pafundësi sulmesh online nga fansat e Real Madridit që e akuzojnë se përdori 13 herë fituesit e Champions League për interesat personale.