Ish-ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj duket se ka refuzuar mandatin e Benet Becit si deputet i Partisë Socialiste në Shkodër.

Disa media shkruajnë se Ilir Beqaj e ka dorëzuar përgjigjen e tij negative në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ndërsa vetë Beqaj nuk ka bërë ndonjë reagim publik.

Sipas listës së rezultateve të vitit 2021, pas Beqajt  duhet që mandati t’i kalojë Frrok Gjinit.

Emri i Benet Becit si kandidat për zgjedhjet e 14 Majit u propozua nga Damian Gjiknuri më 28 shkurt të këtij viti. Beci e mirëpriti këtë ofertë dhe la mandatin e tij si deputet, për t’u bërë pjesë e garës elektorale për të marrë drejtimin e bashkisë së Shkodrës.