lir Shaqiri ka treguar se ka një raport shumë të ngushtë me të bijën, Emily. Kjo e fundit ka menduar një surprizë për të atin pasi të dalë nga shtëpia e Big Brother VIP. Emily, e cila është angazhuar dhe në muzikë, ka nënkuptuar se do t’i dedikojë një këngë lidhur me eksperiencën e tij në BB VIP.
“Do të jetë surprizë se im atë është një nga figurat më të rëndësishme të jetës sime bashkë me mamin,” u shpreh Emily. Kujtojmë që bashkëshortja e tij, Emanuela dha një intervistë sot, ku foli për puthjen e Ilirit me Arjolën që bëri bujë në media ditën e djeshme.
Ajo tha se e ka marrë me sportivitet puthjen me aktoren e njohur pasi gjithçka ishte në kuadrin e një loje. Balerini shihet si një ndër pretendentët kryesorë për të fituar dhe është i pari që ka kaluar në finale.