Presidenti i republikës Ilir Meta, gjatë një konference për shtyp ditën e sotme, i ka rikujtuar kryeministrit Edi Rama një shkrim me titull “Ina, Ina hiqi brekët!” që ky i fundit e kishte recituar më parë.
Komentet Meta i Bëri gjatë një konference për mediat, ku u shpreh se pasi të heqë dorë nga kostumi i Presidentit, koalicioni që ai e “pagëzoi” Bravo-Brava të bëhen gati.
Mesa duket kjo ishte një kundërpërgjigje e presidentit pas ironive të socialistëve me poezitë e recituara prej tij në Korçë, por ndoshta edhe një “kërcënim” për kryeministrin.
Triptiku i laryshisë, shkrimi i plotë i Ramës:
Nga Edi RAMA
Mund të quhej vetëm Mehmet mbetja zeshkane e një bashkimi midis dy qenieve lëkurëzeshkëta që pas një nate të rrokopushme dashurie u bënë prindërit e tij. Ishin dy krijesa kaq të ngjashme njëra me tjetrën, sa zgjonin krejt admirimin tim. I admiroja, sepse më ngjanin si vëlla e motër dhe një ngjashmëri e tillë ishte për mua kulmi i harmonisë së çiftit. Ai i jati i Mehmetit, me ca sy të mëdhenj si një e verdhë e zezë veze, hundë të përthyer shqiponjë prej stërnipi të një ushtari turk, që ka gjetur netë kënaqësie të ndaluar rrëzë ndonjë kodre koçimaresh në Shqipëri, mustaqe të bollshme që i lëpinte parreshtur buzë të mishta dhe mjekër të mprehtë thikë, ndërsa ajo e ëma, sy ngahera të shqyer habie prej bëmave të djalit të pandreqshëm, hundë simetrike me të shoqin, mustaqe të ndrojtura dhe flokë përherë të shpupurisur mbi të cilët, sa herë hyja në shtëpinë e shokut tim të klasës, gjeja një bikutinë metalike që endej lart e poshtë, duke u rrekur më kot t’i adaptonte për një lok gruaje të nderueshme.Organizata e Pionerit më kishte ngarkuar që të shpëtoja Mehmetin prej duarve të armikut përmes zbatimit të përpiktë të një lloj misioni që gjatë asaj epoke të artë quhej “patronazh”.
Ishte një nga termat e rëndomtë të atyre kohërave të mbingarkuara me iniciativa, betime njerëzore, orë të tëra edukate morale e politike, punë prodhuese, kalitje fizike, pushimi aktiv, kritikë e autokritikë revolucionare, shenjash sulmuese e ku ta di unë se çfarë akoma. Patronashi i konsistonte në ndihmën e përditshme që si i parë i klasës duhet t’i jepja Mehmetit, për të përmirësuar rezultatet e tij dëshpëruese në mësime. Duke marrë ato katrat e tij pakaluese, shoku im i klasës qe katandisur në tabelë qitjeje e armiqve të socializmit, ndërsa unë, sipas parrullës revolucionare. “Dhjetat tona janë plumba në ballë të armikut” kisha shtrirë përdhe një batalion të tërë syresh. Gjithëherë kaloja përballë tabelës së kuqe të nderit, në hyrje të shkollës, dhe shihja fotografinë time të rradhitur midis pionerëve të dalluar e buzagaz, përfytyroja me krenari dëmet e panumërta që kishim shkaktuar në kampin armik me dhjetat tona, pa mudnur gjithsesi ta mposhtja krejtësisht shqetësimin që më lindte aty për aty, për shoqen time të bangës, e cila merrete vetëm nënta, notë që sipas mësueses kujdestare edhe pse e plagoste rëndë armikun i linte shteg për të rimarrë veten.
Në fakt, çdo seancë patronazhi për ta transformaur shokun tim të klasës në një killer intelektual që pastaj do të bëntë kërdira ngjethëse me ato dhjetat e tij aq të largëta e utopike, zgjaste aq kohë sa i nevojitej Mehmetit për të kopjuar mekanikisht detyrat e mia, ndërkohë që unë lexoja me zell “Si u kalit çeliku”. Ishte një best-seller i madh i letërsisë sovjetike të propagandës që më dukej tejet i efektshëm për të motivuar Mehmetin në misionin tonë të përbashëkt, por që tekembramja vlente vetëm për të kulturën time bolshevike, sepse porsa mbaronte së kopjuari, Mehmeti hapte televizorin duke më ftuar të shihnim së toku shalë dhe cica nëpër reklamat e jugosllavit dhe ia merrte përpikmërisht të njëjtit refren pyetjesh mbi shoqen time të bangës, pa e çarë kokën asfare që unë skuqesha gjer në vesh.
Teksa vinte vërdallë nëpër dhomë, duke kërkuar me antenë pikën e vdekur (asokohe qarkullonte miti se në çdo dhomë ka një pikë të vdekur ku zhurmuesit nuk futen dot e ku shëmbëlltyra televizive turbullaur prej tyre kullohet si me magji, në këtë pikë mund të shihej rehat jo vetëm jugosllavi, po edhe e shumëndërruara Rai) rrekej dhe të më bindte se kishte ardhur çasti që qysh të nesërmen t’i fusja duart Inës. Mehmeti mbronte mendimin se ky ishte i vetmi veprim që duhet ndërmarrë si kundër ndrojtjes sime prej çun mami ashtu edhe për të zgjuar tek Ina ndjesinë e kënaqësisë seksuale. Vetëm, pasi ta hidhja këtë hap mund të shpresoja ta bindja Inën që të vinte me mua tek Gjiri i Kurvave, një vend tërheqës për fantazinë time të epokës ku zhvillohet ngjarja, një lloj gjuhëze ujore që kafshonte thellë kodrat e Liqenit Artificial të Tiranës. Shkonim shpesh për t’u larë atij liqeni dhe, edhe pse nuk kisha parë kurrë ndonjë kurvë që të shfaqej mes pemëve a të dilte nga uji për të ndjellë ndonjërin prej nesh, nuk guxoja të pyesja më gjatë për hollësira nga frika se Mehmeti më vinte në lojë. E kështu mjaftohesha me të tundura aprovuese të kokës e me një ngerdheshme që nënkupton, “Lëre atë mrekulli” i bindur sidoqoftë që, pas rënies së diellit, në atë gji të rëndomtë garipat jetonin çaste bote.
Pikëpyetja që rritej përditë në kokën time ishte ajo që kërkonte përgjigjet për çka ndodhte konkretisht kur dy qenie seksesh të ndryshme gjendeshin lakuriq përballë njëri-tjetrit, i bezdisur nga pamundësia e skajshme për të kuptuar atë që djali duhet të bënte me trupin e zhveshur të vajzës e njëkohësisht edhe nga paaftësia ime e dukshme për të qenë ndryshe nga sterotipi i një çuni mami, fakte kokëforta këto që sipas meje e shtynin zgjidhjen e enigmës për ditën e martesës, optoja për një martesë goxha të parakohshme, derisa një ditë të bukur vendosa t’i kërkoj dorën shoqes time të bangës. Nëse nuk e bëra, kjo natyrisht për shkak të ndërhyrjes së vrazhdë të Mehemetit. Shoku im katranjos, i cili ishte i bindur se burri nuk duhej të martohej përpara se të kalonte nën shtatë palë shalë dashnoresh, e përjashtoi pa mëshirë hipotezën e martesës sime, sepse jo vetëm që unë nuk e kisha kaluar provën e zjarrit, për më tepër Ina ishte e bukur. Gruaja duhej marrë sa më e shëmtuar nëse s’doje të ta merrnin të tjerët. Megjithatë, nga ana ime nuk kuptoj që të jem dorëzuar, por qysh atëherë qesh shumë më i matur në shprehjen e asaj dëshire cfilitëse që ishte për mua martesa, duke vuajtur kësisoj peshën gjithnjë e më të rëndë të pikpyetjes.
“M’tregun çunat e lagjes se ai filmi mrom kishte qenë bota fare”, më tha një ditë Mehmeti, i cili shoqërohej me djem gjashtëmbëdhjetë-shtatëmbëdhjetë vjeçarë. Ata i kishin treguar se, një natë më parë, “jugosllavi kishte hap një seri filmash me t’qime. “Nuk m’la ai shkërdhatë i degjenerum, vazhdoi Mehmeti, duke iu referuar të atit, “po e qita inotin t’u i ra me dorë. Kshu e boj sa herë qi ai mut m’çan bythën”. Aprovova me kokë pa e kuptuar mirë se kujt i kishte vënë dorën Mehmeti në shenjë proteste dhe misteri u bë më i madh kur pas interesimit tim rreth reagimit të prindërve teksa ky i binte me dorë, ai m’u përgjigj. “Qeke megjith men trap i modh!. Pse mër para plakut ene plakës i bi me dor ti?
Me siguri ky shkon në dhomën tjetër e përplas gjërat përtokë, mendova dhe nxitova ta pyes. “Po ç’kuptim ka t’i biesh me dorë kur je vetëm fare? “T’vjen lezeti mër jahu! Ç’a kuptimi më t’modh do ti?” “Si të vjen lezet ty?’ e pyeta i çmeritur. “Myll syt, shof Inën ene i them Ina, Ina, hiqi brekët, punë minutash jom n’parajs. Po ty si t’vjen? M’u tha pështyma në gojë teksa përfytyroja me llahtarë shoqen time të bukur që zhvishej nën urdhërat e Mehmetit të egërsuar që i tundte para syve një shkop. Me gjysëm zëri iu përgjigja, “Edhe mua”.
Të nesërmen në mëngjes, gjatë pushimit të madh, Mehmeti vjen e më afrohet me një zë djallëzor. “A do t’vish ke rifuxho t’i fusim i t’rame me dor? M’u në mes të oborrit të shkollës gjendej një nga mijëra vendstrehimet që Enver Hoxha kishte ndërtuar për të mbrojtur pleq, gra e fëmijë nga bombardimet e imperialistëve amerikanë dhe social-imperialistëve sovjetikë, ku sot e gjithë ditën kutërbon mut e shurrë e ku asokohe djemtë e klasës së tetë futeshin për të pirë cigare. “Mirë” iu përgjigja i lumtur, sepse më në fund do të zhbëhej misteri që më kishte torturuar gjatë gjithë natës e që më kishte bërë t’i bija në ëndërr me grushta e shqelma një karrigeje, duke ulërirë, “Ina, Ina, hiqi brekët”.
I kam para syve edhe sot kokat e çunave të klasës së tetë nën fashëzat e zbehtë të dritës që depërtonin prej dy a tre vrimave të ajrosjes në tavan. Në rresht, ulur mbi çimenton e ftohtë njëri bri tjetrit, mbështjellë nga një zhurmë e çuditshme, një lloj gugërime. Duke ecur qorrazi nëpër terr u afruam e u ulëm edhe ne, Mehmeti e pas tij unë. Fillova të kap ca fjalë të lëshuara si në jerm teksa ndjeja një lloj dridhjeje ritmike të trupës. “Zhvishu Marjeta, zhvishu se m’plase? Zhvishu o shpirti im, lene lalin ta shofi pak cicën e bukur si gjyle… Hiqe tutën zemër! Hiqe shpirt…Mos ki turp jemi vetëm, vetëm fare…Lene lalin ta preki pak kofshën e bardhë…”
Nuk ksihte pikë dyshimi që apeli i sinqertë i kolegut që drejtonte operacionin i drejtohej zyshës së fiskulturës që me ato tuta të ngushta që mbante arrinte të provokonte edhe ndërshmërinë time të thellë prej zëvendëskomandanti çete.
Mehmeti u zbërthye. “Jepi se do na dhjesi zilja”, më tha gjithë ankth, duke më shtyrë me bërryl. Duke u zbërthyer si guak, i mbytur nën djersët e ftohta të një trupi të paprovuar, vështroja vjedhurazi nga shoku im i klasës. Fillova ta prek seksin tim teksa ndiqja instiktivisht dollibashin që ecte përpara, duke e kompaktësuar progresivisht dihatjen kolektive. “Do ta fus n’kërthizë do të ta fus”! Befas Mehmeti më futi gojën në vesh dhe më foli me vrazhdësinë e tij karakteristike. “Jo ashtu mër trap, kape për qafe!”. “Më bëhet shurra”, i thashë dhe u ngrita, gjoja i nervozuar prej pengesës së paparashikuar biologjike, duke ikur i tmerruar drejt daljes për të mos u kthyer më kurrë në atë tunel përveçse në rastin e ndonjë bombardimi anglo-amerikan.