Ceremonia shtetërore për Bujar Nishanin bëri bashkë shumë politikanë nga Shqipëria dhe Kosova, por edhe diplomatë të huaj.

Të shumtë ishin ata që u shprehën ngushëllime familjarëve, ku edhe kanë vlerësuar figurën e një shtetari si Bujar Nishani.

 

Në ceremoninë që nisi në orën 10:00 dhe zgjati deri në orën 12:00, kanë qenë deputetë të PS dhe ministra, grupi parlamentar i PD dhe Sali Berisha, anëtarët e Kryesisë dhe Këshillit Kombëtar, ish-presidentë, ambasadorja Yuri Kim, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e shumë të tjerë.

I vetmi që nuk mori pjesë në këtë ceremoni ishte Lulzim Basha.

Ky i fundit dërgoi “me postë” një kurorë me lule. Agest Kopellaj ishte personi që vendosi lulet mbi arkëmortin e Nishanit në emër të Lulit.

Por ky veprim nuk është mirëpritur nga familja Nishani. Një person shfaqet në videon e mëposhtme dhe e zhduk kurorëne Bashës përnjëherë.