
Will Smith goditi Chris Rock në fytyrë në skenën e Oscars, pasi komediani bëri një shaka me partneren e aktorit Jada Pinkett Smith.
Chris Rock përmendi se flokët e Jada-s (të rruara) janë të denja për filmin “G.I Jane”, ku aktorja Demi Moore, në rolin e personazhit Jordan O’Neil, e rruan kokën.
Rock tha: “Jada, mezi pres të shoh në GI Jane 2”.
Smith u ngjit në skenë dhe u shfaq duke goditur Rock-un përpara se të kthehej në vendin e tij dhe të bërtiste: “Mbaje larg emrin e gruas sime nga goja jote”.
Pas shakasë së Chris ajo shfaqi një bezdisje me mimikën e saj. Arsyeja pse Jada ka prerë flokët lidhet me një diagnozë mjekësore të quajtur alopeci, e cila shkakton rënien e flokëve.
Smith më vonë kërkoi falje në një fjalim të përlotur për pranimin e aktorit më të mirë.
“Dua t’i kërkoj falje Akademisë. Dua t’u kërkoj falje të gjithë kolegëve të mi të nominuar,” tha Smith pasi fitoi Oscar-in e parë në karrierën e tij.