Jada Pinkett Smith do të dëshironte që Will Smith të mos kishte përplasje fizike me Chris Rock, por nuk është ‘e zemëruar’ me bashkëshortin e saj pasi ai e goditi komedianin për një shaka me të në “Oscars”, pohon një burim. Duke folur për Us Weekly , një i brendshëm i paidentifikuar tha: “Ishte një moment ligështie dhe reagimi i tij ishte i tepërt, shkruan DailyMail.

Ai e di këtë, ajo e di po ashtu. Ata janë dakord që reagimi i tij ishte i tepruar”, tha një burim.

I njëjti burim gjithashtu pretendoi se Pinkett Smith nuk është “një lule muri”, as “një nga këto gra që ka nevojë për mbrojtje”.

“Ai nuk kishte nevojë të bënte atë që bëri”, shtoi tutje burimi.

Smith e goditi në fytyrë komedianin pasi ai bëri një shaka për rënien e flokëve të gruas së tij. Pinkett Smith ka folur hapur për luftën e saj me alopecinë, një sëmundje që shpesh shkakton rënie të flokëve.