Një incident është regjistruar sot gjatë takimit të kryeministrit Edi Rama me kryebashkiakët. Ky takim që ka hyrë në ditën e tij të dytë po mbahet në Pogradec.
Teksa fliste kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, Rama është nervozuar me bisedën me zë të ulët të kryetares së bashkisë së Patosit, Rajmonda Balilaj, me një koleg të saj.
Rama i ka tërhequr vëmendje që të ndalojë së bëri muhabet, ndërsa e paralajmëroi se do e nxirrte jashtë.