Aktorja e humorit, Eriselda Shllaku ka qenë një figurë e njohur në emisionin “Al Pazar”.
Gjatë një interviste të zhvilluar ditën e sotme, Eriselda tha se kur i erdhi ftesa nga Agron Llakaj për të qenë pjesë e emisionit u ndje shumë e “privilegjuar”.
Por më vonë ajo u shpreh gjithashtu se aktori e ka larguar atë nga puna pa asnjë lajmërim. Arsyeja sipas Shllakut ka qenë “për mungesë fondesh.”
“Fillimisht kam qenë në “Al Pazar”, aty nuk kam qenë e ftuar. Kam qenë aktore. Më ka ardhur një ftesë nga Agron Llakaj, e ndjeva veten të privilegjuar, sepse unë Gonin e vlerësoj edhe si artist edhe si krijues. Pas një periudhe kohore ka qenë ashtu… edhe një vendim po nga Goni për të më larguar, një vendim i menjëhershëm, erdhi pa ndonjë paralajmërim. Gjëra që ndodhin, edhe pse unë u përpoqa, sepse kam dhënë më të mirën, duke çuar edhe skenare vetë.
Unë me Gonin kam pasur gjithmonë marrëdhënie korrekte pune, shumë të mira. Nga ana e Gonit më është dukur vetja e vlerësuar për sa kohë kam qenë aty dhe për mënyrën e komunikimit dhe për të gjitha. Pastaj një ditë të bukur kur nisi sezoni tjetër, që vazhdoi edhe nja dy muaj edhe pak, Goni mori vendimin për mungesë fondesh e gjeti preteksin. Por në momentin kur erdhi përballja që unë doja të dija arsyen, për mungesë fondesh, nuk e di pse më ra lapsi mua”.