Ish deputeti dhe gazetari Mitro Çela vijon të rrëfejë kujtimet e tij në rrjetet sociale.
Ditën e sotme, ai ka publikuar një shënim në llogarinë e tij në Facebook ku tregon një nga faqet e ditarit të tij.
Postimi i plotë
Mbrëmë takova një mik të vjetër. Avokat.
-Të ka ngrënë gomari bukën?
-Sherr me gruan. Kohë më parë. Pastroi kostumin. Gjeti një pako me prezervativë…
-Këto pisllëqe, çfarë duan në xhepin tënd të vogël?!…
As u skuqa e as u zverdha. I thashë:
-Taqoja, miku ynë ka hapur një dyqan seksi. Më tha: Ka ardhur një model prservativi. Për model kanë marrë kandarin e Bekam.
…Futi dorën në xhep dhe më ngeci pakon…
Kalun tre muaj. Dje gruaja, që ka shejtanin në bark, u bëri zbor rrobave. Gjeti pakon. Të hapur. Qeshi me qesendi:
-E paske hapur pakon në Gjermani! Mungojnë tre Bekam…
Ma përmblodhi me shpullë turinjev…Hapi derën…Iku…
Thashë të haja veten me dhëmbë… Ishim në Frankfurt. Ishim tre. Na u shtua një emigrant. Dhimitraqi. Andushi. Beni. Vladimiri. Një natë shkuam tek “Peshqiri”. Pagum 65 euro. Futemi brënda. Bir o Mino! Mbi 200 femra. Veshur…me këpucë. Depiluar. Meshkujt me peshqir për mesi. Sa nuk më ra vilani nga kënaqësia. Zgjodha një ruse! E kolme? Si ruse. U futëm në dhomë. Në fillim pazari: 100 euro-komplet- para mbrapa. Oral…ulesh pazari po të bëje zbritje…Thashë:
– OK për 100 euro. Pyeta:
-Përdorni perzervstivë Bekam?…
-Jo…
Shkova tek dhoma e xhveshjes, duke e lenë rusen me këmbët bigë…Hapa pakon. Mora dy copë…
-Koka bën koka pëson!- I thashë.
-Nuk kam mbaruar…Sot poshtë derës gjeta një zarf: Dy gisht letër: Gruaja kërkonte divorc?!