Modelja ruse Ariana Lirey ka nisur një lidhje të re dashurie por të gjithë vazhdojnë ta lidhin emrin e saj me Don Xhonin. Një media ka publikuar një lajm me titull “Ish e dashura e Don Xhonit nuk i ndal provokimet, ndan poza intime krah partnerit të ri” dhe kjo ka bërë që modelja të reagojë.
Ajo e ka publikuar lajmin në Instastory dhe ka sqaruar se historia e tyre ka përfunduar.

“Për mua kjo histori ka përfunduar. Ju lutem mos e lidhni emrin tim me Xhonatanin! Faleminderit të dashura media!”, ka shkruar Ariana në Instastory.