Ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako merret në pyetje në SPAK.
Gazeta Jone meson se Dako është pyetur dje për disa orë nga hetuesit në lidhje me një objekt pa leje.
Bëhet fjalë për një ndërtim që ka pësuar dëmtime të rënda nga tërmeti. Por pavarësisht kësaj Dako ka dhënë leje dhe ndërtesa është legalizuar në kundërshtim me ligjin.
Dako është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit.
Brenda dy ditësh dy kryebashkiakë të dhe një ish-kryetar bashkie socialist janë paraqitur në SPAK.
Lefter Alla, kryetari i bashkisë Bulqizë u arrestua dje nga SPAK për abuzim me tendera. Sot Artur Bushi i Krujës u thirr nga SPAK për disa çështje të hapura.
Ndërsa Dako i shtohet listës së zyrtarëve apo ish-zyrtarëve që thirren nga SPAK. Të tre emrat janë të shumëpërfolur për akuza të shumta dhe objekt i akuzave nga opozita shqiptare. Më herët Prokuroria e Krimeve të rënda ka verifikuar rolin e Dakos në dosjen që mban numrin 339, por asnjëherë nuk është ngritur akuzë ndaj tij.
Kujtojmë se Dako është shpallur non-grata nga SHBA-të dhe i është ndaluar hyrja në këtë vend për korrupsion.