Elia Zaharia ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave këto kohët e fundit, për arsye të qarkullimeve të lajmeve me Princ Lekën. Po ashtu edhe për lidhjen e re të Lekës.

Ndërsa Princ Leka dhe fotografja Blerta Celibashi po jetojnë romancën e dashurisë të pashqetësuar nga zërat lartë e poshtë,  Elia ka “ndëshkuar” çiftin e ri, duke i hequr të dy nga rrjetet sociale.

Elia Zaharia dhe Blerta Celibashi ndiqeshin në Instgram, pasi dikur kanë qenë mikesha. Duket se përveç martesës me Princin, Elia i ka vënë kapakun edhe miqësisë me fotografen.

Kujtojmë se divorci i Princ Lekës dhe Elia Zaharias erdhi pas 7 vitesh martesë dhe rreth 1 dekade historie dashurie. Fryt i martesës së tyre është një vajzë, të cilën e kanë quajtur me emrin e veçantë dhe shumë kuptim për historinë e familjes Mbretërore, Geraldina.

Ish-mikesha i mori bashkëshortin, Elia Zaharia bën lëvizjen e

Ish-mikesha i mori bashkëshortin, Elia Zaharia bën lëvizjen e