Kuzhinieri Renato Mekolli ka mbi një vit që nuk është bërë i gjallë në rrjete sociale. Postimi i tij i fundit është në Janar të vitit 2021, atëherë kur përfundoi “Hell’s Kitchen 3” dhe ndjekësit janë shqetësuar.

Ato i kanë komentuar shpesh duke e pyetur se Kur do të nisë “Hell’s Kitchen 4”, apo duke i thënë “A je gjallë?”, “Ku ke humbur?”.

Së fundmi, Rozana Radi e ka rikthyer Renaton, teksa ka publikuar në rrjete sociale disa foto pranë tij. Ai shihet në formë të mirë dhe në krye të detyrës si kuzhinier.