Vera nuk ka mbaruar, por shumë personazhe të ekranit i kanë nisur pushimet me kohë duke zgjedhur korrikun si muajin ideal për të pushuar. Dhe disa prej tyre kanë zgjedhur pikërisht Mykonos, ishullin grek që është shndërruar në destinacionin e të pasurve. Në këtë ishull pak ditë më parë kaloi pushimet edhe pronari i Teslas, Elon Musk. Por edhe disa VIP-a shqiptarë e kanë zgjedhur Mykonos për të pushuar e disa prej tyre xing.al jua tregon në vazhdim.

Afërdita Dreshaj – Modelja ndodhet në Mykonos me bashkëshortin Jakub Kindl, ku kanë festuar dhe ditëlindjen e saj.

Në një nga postimet në Instagram, Afërdita u shfaq e veshur me një fustan të bardhë dhe shkroi se kjo ishte pamja më e bukur për ditëlindjen e saj.

Alesia Bami – Prezantuesja ka pak ditë që ka nisur pushimet dhe destinacioni i saj ka qenë Mykonos.

Alesia nuk i ka kursyer fotot e nxehta nga pushimet duke pozuar me bikini e duke vënë në pah format bombastike.

Enca – Një tjetër personazh VIP që na ka dhuruar poza të nxehta nga Mykonos është dhe Enca.

Pas pushimeve në Dubai, Mykonos ka qenë destinacioni i rradhës për këngëtaren.

Adelina Tahiri – Këngëtarja e cila po e shijon pafund verën me udhëtimet e saj, Adelina ka zgjedhur gjithashtu Mykonos për të pushuar disa ditë.

Nuk kanë munguar fotot nga këngëtarja, e cila është shfaqur e veshur me shumë stil.

Arbana Osmani – Gjithashtu moderatorja e “Big Brother VIP” kaloi disa ditë pushimi në Mykonos pak kohë më parë.

Arbana shoqërohej nga partneri Eduart Grishaj dhe dy fëmijët teksa postoi foto e lumtur nga ky udhëtim.