Psikopatët janë të fshehtë, dinakë dhe shpesh duken normalë nga jashtë, kjo është arsyeja pse ndonjëherë është e pamundur t’i zbulosh. Por shumicën e rasteve, këta njerëz kanë vetëm një gjë të përbashkët: karrierën e tyre.

Kevin Dutton, një psikolog dhe shkrimtar britanik, ka studiuar psikopatinë për shumë vite. Bazuar në hulumtimin dhe analizën e tij të plotë, ai shkroi librin, “Urtësia e psikopatëve”, ku hulumtoi 10 profesione që këta lloj njerëzish i zgjedhin.

Gazeta Jonë ka sjellë për ju, një listë me 10 profesione dhe ju shpjegojmë se përse ato tërheqin njerëzit me një psikikë të pazakontë.

1. Drejtorët

Korporatat në Amerikë njihen si të pamëshirshme. Njerëzit e sukssesshëm të cilët i drejtojnë ato nuk kanë zgjedhur mjete për të arritur aty ku janë.

2. Avokatët

Të gjithëve na pëlqen të bëjmë shaka me avokatët se si i mbrojnë kriminelët, mirëpo në këtë ka diçka të vërtetë. Avokatët shfaqin shenja të psikopatisë, si jo sinqeriteti, lakmia dhe ambicia.

3. Punëtorët e medias

Pjesa më e madhe e njerëzve që punojnë në media apo personaliteteve të shquara televizive tregojnë shenja të psikopatisë.

4. Shitësit

Në studime të shumta është ardhur në përfundim se shitësit e mirë kanë nivele të larta të narcisizmit dhe mungesë të empatisë.

5. Kirurgët

Edhepse mjekët dhe infermieret radhiten në mesin e karrierave me më së paku psikopatë, kirurgët janë specie tjetër. Shumica prej tyre janë të fokusuar tek vetja, saqë shumë vëzhgues kanë spekuluar se vuajnë nga çrregullime psikiatrike.

6. Gazetarët

Kjo lidhet me kompleksin e superioritetit të parë në një pjesë të madhe të gazetarëve.

7. Policët

Studime të shumta kanë treguar se gratë e oficerëve policorë kanë gjasa të përjetojnë dy herë më shumë abuzime në familje.

8. Klerikët

Edhe pse klerikët duhet të jenë liderë të dashurisë dhe moralit, provat për abuzime seksuale me fëmijë kanë spekuluar se një pjesë e tyre janë psikopatë.

9. Kuzhinierët

Shumë studiues thonë se kuzhinierët janë shumë të fokusuar në veten, nuk i pranojnë kritikat dhe tregojnë nivele të larta të psikopatisë.

10. Shërbyesit civilë

Shërbyesit civilë mendojnë se kanë autoritet mbi të tjerët, dhe pikërisht kjo është karakterisikë e psikopatëve.