Pas gjithë situatave të ndodhur ditën e djeshme, llogaria zyrtare e Luiz Ejllit në Instagram nuk është më aktive.
Në një kërkim të thjesht në rrjetin social, profili i këngëtarit, të cilit ditën e djeshme iu vendos emri “Ina.Ejlli”, rezulton i mbyllur.
Ndërsa nuk dihen arsyet e kësaj që ndodhi së fundmi me profilin e Luizit, pasi nuk ka një sqarim zyrtar, mund të supozohet se kjo lëvizje vejn nga familjarët e tij, të cilët morën dje kontrollin e rrjetit social.
Duke rënien e shpejtë të numrit të ndjekësve të Luizit në Instagram, familjarët e tij mund të kenë marrë këtë masë për të evituar një rënie më të madhe të “followers-ave”.
Sigurisht, nuk përjashtohet mundësia se në gjithë këtë histori ka “gisht” edhe “Top Channel” dhe kjo lëvizje mund të ketë ardhur pikërisht për të “mbrojtur” llogarinë e Luizit.
Një tjetër supozim është se Instagram-i mund të ketë rënë re e një sulmi kibernetik, ose mund të jetë mbyllur (si pasojë e një sulmi) nga vetë “Top Channel.”