Në zodiak ka shumë miq të mirë, por duhet pranuar se askush nuk mund të jetë si shigjetari. Nëse keni një mik të tillë dijeni se keni me fat. Në përgjithësi ata janë të qetë, por ndryshojnë në disa raste. Ata mund të duken të ftohtë sa të afrohen e më pas ndryshojnë sapo krijojnë besim tek dikush. Zbuloni disa karakteristika që i bëjnë ata miqtë më të adhurueshëm.
Ata mundohen gjithmonë t’iu qëndrojnë pranë atyre që duan dhe iu ofrojnë mbështetje të pakushtëzuar.
Ata ofrojnë mbështetje edhe në ditët më të këqija kur miku i tyre mund të rrëzohet.
Pavarësisht se mund të duken të fortë dhe të pamposhtur, nëse ju nuk jeni mirë edhe ata do ndihen të dobët.
Ata mundohen gjithmonë t’i argëtojnë ata që duan dhe iu ofrojnë rehati.
Shigjetarët janë miqtë që të mësojnë të dini si të veproni dhe të mos tregoheni shumë seriozë.
Nëse arrini t’i çmoni si duhet ata do i keni miq për gjithë jetën, por nëse bëni të kundërtën ata do zhduken përgjithmonë pasi nuk kanë aspak dëshirë të investojnë kohë me persona që nuk ja vlejnë.
Ndonjëherë janë pesimistë, por gjithmonë janë ata që ju bëjnë më realistë për jetën.
Qetësia dhe inkurajoni janë pjesë e së përditshmes së tyre. Ata do jene gjithmonë pranë miqve për t’i dëgjuar e për t’i mbështetur.