Marrëdhënia e princ Harry-t me Meghan Markle-it është përshkruar si “vërtet prekëse” nga miku i ngushtë i çiftit, Tyler Perry.

Aktori ka folur për “Today” me Hoda & Jenna për dasmën e çiftit. “Ajo që unë di për ata të dy dhe ajo që dua që bota të dijë, është se sa shumë e duan ata njëri-tjetrin. Ata gjetën njëri-tjetrin, gjë që nuk kishte gjasa. Dashuria e tyre është me të vërtetë prekëse dhe thjesht doja të bëja gjithçka që mundja për t’i mbështetur”, tha ai.

Tyler Perry është ai që u shiti atyre shtëpinë e tij prej 18 milionë dollarësh në Los Angeles, në maj 2020, pasi ata u larguan nga detyrat e tyre mbretërore. Gjatë asaj kohe, Tyler përmendi se ishte një kohë mjaft e vështirë për ta.

“Nëse nuk kam dashurinë e tyre, nuk dua asgjë”, ka shtuar ai.