Gazetarja Anila Hoxha tregoi në “Top Talk” disa dinamika të vrasjes tragjikë të babait në Durrës nga tre fëmijët.

Ajo tha se dyshimet ishin të mëdha, megjithëse vajza ishte e para që pranoi se e kishte kryer Hygerta Meta.

Hoxha shtoi se e ëma e fëmijëve, Blerina Meta e cila është nën hetim, nuk ka folur pasi familjarët kanë predispozitat për ta mbrojtur atë që e ka kryer, jo për ta spiunuar.

Gazetarja u shpreh se duke qenë se shanset për të gjetur shenja baruti në duar janë thuajse minimale, për shkak të kohës, hetuesit kanë sekuestruar rrobat e fëmijëve për të kuptuar më tej se kush e ka shkrepur armën.

“E para që ka folur ka qenë vajza, e cila ka deklaruar se ka vrarë babain për shkak të fejesës. Me orë të tëra, ajo është përshkruar si një njeri shumë i qetë kur rrëfente, por nga ana tjetër ishte shumë e paqartë për vendin se ku kishte hedhur armën. Më e rëndësishme është që ajo deklaronte se e kishte kryer totalisht vetë të gjitha veprimet. Vendi ku është gjetur trupi, nga banesa është 20 metra larg. Natyrisht që vajza do ta kishte të pamundur për të ngritur trupin e të atit dhe për të kryer veprimet gjatë natës pa rënë në sy të familjarëve. Pikëpyetje më e rëndësishme ishte se mungonte rakordimi i kohës të momentit kur vajza ka treguar se ka dërguar automjetin aq larg, dhe se nuk ka treguar nëse ka ardhur në këmbë, pasi distanca ishte e lartë.

Në fund kur është parë kati i parë dhe i dytë i banesës, ka qenë një gëzhojë që është gjetur. Oficerët më pas e kanë pyetur. Ky ka qenë momenti i parë kur vajza ka thënë se dijeni për krimin kanë edhe të tjerë. Fakti që këta, pasi babai është vrarë, secili nga ata kanë marrë një rol të caktuar, natyrisht që i vë përpara përgjegjësisë penale. Hyseni dhe Hygerta akuzohen për vrasjen e babait, ndërsa djali tjetër akuzohet për një gjë tjetër, për fshehje të kufomës. Ndërsa nëna nuk është arrestuar sepse vepra penale që dyshohet nuk është vrasja.

Nuk ka ndodhur që për moskallëzim krimi të arrestohet një familjar, pasi ata kanë si qëllim të mbrojnë familjarin. E ëma dyshohet se ka marrë divanin dhe teksa po rregullonin skenën e krimit e kanë zhvendosur në katin e dytë. Motër e vëlla do t’ia hedhin njëri- tjetrit. Faktorët plotësues do të tregojnë se kush ka mbetje të barutit që do ta vërtetonte se kush e ka shkrepur armën. Këto mund të jenë fshirë edhe për shkak se ka kaluar kohë që nga zbulimi. Ata kanë marrë edhe disa rroba për të zbuluar se kush ka gjurmë të barutit”, tha Hoxha.

Gazetarja tha më tej se që në momentet e dëshmisë së parë dhe në vijim, fëmijët kanë dhënë deklarata kontradiktore.

Ajo tha se ishte Hygerta ajo që mori përsipër fajin që në fillim, por nuk u besua nga policia. Automjeti që ata larguan nga shtëpia, ishte kapur nga kamerat duke u shoqëruar nga një automjet tjetër.“Hygerta mbush 19 vjeç në datën 30 mars të këtij viti. Nëse do ti referohemi një serie ngjarjes që përmenden si ‘case’ në kriminalistikë, ky krim nga mënyra sesi ka ndodhur, tregon se nuk është zbuluar pse-ja e madhe. Pse ndodhi ky krim dhe çfarë ka ndodhur në familje? Në Shqipëri kanë ndodhur dy vrasje në gjumë. Një grua në Fier e vrau bashkëshortin teksa po flinte, deklaroi se e kreu pas një dhune 25-vjeçare. Vrasja e dytë ishte nga një grua në veri të vendit, ku tha se kishte vendosur të heshtte për shkak të opinionit dhe presionit. Në dosjen hetimore që e bëmë të qartë për publikun duke ruajtur parametrat e zisë, është e qartë se dëshmitë e fëmijëve janë kontradiktore. Edhe Hyseni dhe Hygerta deklarojnë një elementë të ngjashëm në orën 15:00 babai po pushonte, i kanë thënë të çohej. Dëshmia e dytë e vajzës…duhet të kemi parasysh dinamikën. Oficeri i policisë e kishte referuar çështjen për vrasje, djali i madh thoshte babi ynë ishte larguar dhe njëherë. Në atë që tregojnë dokumentet në referim, tregohet se oficerët kanë shkuar dhe kanë marrë deklaratat për të ndjerin që kanë treguar rutinën e tij. Janë pyetur fqinjët dhe individët që takoheshin me të. Ajo që e ka bindur grupin e hetimit, është gjetja e automjetit. Kamerat e sigurisë kanë treguar dy automjete, gjetja e makinës, dërgimi i saj në drejtorinë e Durrësit. Të dhënat e para ishin kontradiktore, pasi kanë kryer veprime të tjera proaktive kanë thirrur tre fëmijët dhe nënën. Me orë të tëra, u përshkrua si njeri i qetë, pastaj shumë i paqartë. Për vendi ku u gjet trupi, vajza do ishte në pamundësi për të kryer këto veprime pa rënë në sy nga anëtarët e tjerë të familjes“,tha gazetarja në Top Talk.