Në dashuri, jo të gjitha shenjat sillen njësoj. Zbuloni si i tregon secili ndjenjat.

Dashi. Ata e tregojnë dashurinë që ndjejnë me gjeste më shumë sesa me fjalë. Në çdo moment personat e kësaj shenje duan të përjetojnë eksperienca të veçanta me partnerin e tyre.

Demi. Vetëm kur dashurojnë personat e kësaj shenje tregohen të hapur. E ku ka më mirë sesa të ndash një vakt të mirë?

Binjakët. Kur dashurojnë ata duan të ndajnë çdo gjë me atë që pëlqejnë dhe ta kenë pranë çdo ditë.

Gaforrja. Personat e kësaj shenje e tregojnë dashurinë me deklarata të forta dhe me përkujdes të madh.

Luani. Mjafton vetëm t’i shohësh për të kuptuar gjithçka. Ata kujdesen shumë për pamjen në mënyrë që presioni që pëlqejnë të ketë vetëm sy për ta.

Virgjëresha. Për të treguar dashurinë personat e kësaj shenje mundohen t’ia bëjnë tjetrit jetën më të lehtë.

Peshorja. Dëshira e madhe për të qëndruar me dikë e për të dalë me të në mënyrë që të gjithë t’i shohin, është mënyra e peshoreve për të treguar dashurinë.

Akrepi. Personat e kësaj shenje janë shumë mbrojtës dhe nuk mund të durojnë dot që dikush t’ua mbajë pas vetes atë që duan. Në këtë mënyrë ata tregojnë dashurinë.

Shigjetari. Kur dashurojnë dikë, personat e kësaj shenje bëjnë gjithçka për ta bërë të qeshë personin që duan.

Bricjapi. Kur dashurojnë bricjapët e shtyjnë personin që pëlqejnë të tregojë anën e tij më të mirë.

Ujori. Dashurinë personat e kësaj shenje e tregojnë duke kuptuar dhe duke u munduar të analizojnë çdo gjë që ju thotë ai që pëlqejnë sepse ai është shumë i rëndësishëm për ta.

Peshqit. Kur dashurojnë personat e kësaj shenje e konsiderojnë atë që dashurojnë burimin e parë të frymëzimit.