Në emisionin “Ndryshe” në rubrikën e telefonatës kurth ishte radha e moderatores Orinda Huta që ta “pësonte”.
Kjo e fundit i është përgjigjur telefonatës së prezantueses së emisionit, e cila ka pretenduar se e njeh Turin prej dy vitesh.
Jo vetëm kaq Anxhela njëra nga moderatoret e emisionit e ka vazhduar kurthin duke i thënë se Hyska tani nuk do më asgjë me të dhe e keqja është se ka mbetur shtatzënë.
Nga ana tjetër Orinda e ka dëgjuar duke mos reaguar, vetëm në fund i ka thënë tekstualisht: “ah sa keq më vjen për ty,” dhe e ka mbyllur telefonin.