1E7513C9-5B39-4C47-B475-97497CD93EA8

Alvisa Qarri ishte së fundmi e ftuar në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon. Ish-konkurrentja e “Përputhen” foli për jetën private duke thënë se tashmë e ka humbur besimin te djemtë.
“Jam zhgënjyer shumë. Në këtë periudhë “të dua” mund t’i them vetëm babit”, tha ajo.

E pyetur nga Bieta, Alvisa tha se nuk mendon se ka qenë ndonjëherë e dashuruar verbërisht, ndryshe nuk do të lejonte të përfundonte.