Së fundmi, Sara dhe PM nuk kanë dalë shumë në publik dhe njerëzit filluan të aludonin se mes tyre gjërat kishin përfunduar.

Kështu, e ftuar në emisionin e mëngjesit “Ëake Up”, Sarah ka reaguar për herë të parë duke thënë se janë më pak aktiv në rrjete sociale, sepse duan që ta shijojnë lidhjen e tyre në privatësi.

Ajo u shpreh se edhe pse e di që ndjekësit duan ta shikojnë me PM, ata nuk postojnë shumë me njëri-tjetrin.

“Jemi më pak aktivë në Instagram, nuk postojmë shumë bashkë. Ne kemi menduar që duam të jemi pak më privat, duam ta shijojmë kështu. E kuptoj që ndjekësit duan të na shohin sa më shumë bashkë. Nuk e kisha imagjinuar që mund të kishim këtë lloj dashamirësie nga publiku. Mua më pëlqen kjo gjë, më pëlqen mbështetja që më japin.”