Ish-konkurrentja e “Për’puthen 2”, Jasmina Kadriu ka treguar se kë nga vajzat me të cilat ka qenë në program, ka ‘block’ në “Instagram”.
Gjatë një interviste për emisionin “Prive”, Jasmina tha se dy konkurrentet Sindi Loci dhe Melisa Lleshin, nuk i ka më në “Instagram”.
Arsyet përse ajo ka vendosur që t’i ketë vajzat ‘block’ është sepse Melisa nuk është treguar korrekte në shoqëri me të, kurse Sindi, sipas Jasminës, nuk është me “këmbë në tokë”.
“Melisën sepse nuk u tregua korrekte për diçka qejfi dhe kur personat nuk janë aty për një gjë qejfi, i mendoj për halle dhe thjesht nuk ka qenë korrekte në marrëdhënien tonë. Ndërsa, Sindi nuk e kupton që mund të kesh vetëpëlqim, mund t’i thuash vetes që je më e mira, por kur del në jetën reale nuk rrethohet asnjë gjë, nuk shkon asnjë gjë rreth teje. Kështu që do t’i thoja vetëm të ulet me këmbë në tokë dhe për mua është në rregull”, u shpreh ajo.