Adhuruesit e astronomisë do të kenë mundësi të rrallë për të parë një kometë që do të kalojë në pranë Tokës javën e ardhshme.
Kometa “Nishimura” ose C/2023 P1 me emrin e saj zyrtar, do të fluturojë pranë Tokës me 386242 kilometra në orë orët e para të së martës, më 12 shtator.
Kometës i duhen rreth 437 vjet për të bërë një xhiro të sistemit tonë diellor.
“Të thuash se kjo është një mundësi një herë në jetë për të parë Nishimura nuk është një ekzagjerim”, tha profesor Brad Gibson, drejtor i qendrës së astrofizikës në Universitetin e Hull.
Astronomët mendojnë se kometa do të jetë e dukshme me sy të lirë, kështu që nuk do t’ju duhet një teleskop për ta parë.
Kometa u zbulua një muaj më parë nga fotografi japonez i hapësirës Hideo Nishimura.
Ai e regjistroi kometën kur po bënte fotografi të qiellit me ekspozim të gjatë me një aparat fotografik dixhital më 11 gusht.