Kiara është përplasur ashpër me Olta Gixharin për Armaldon, i cili ishte i mërzitur pas një debati që kishte me Luizin.

Kiara i kërkoi ta linte të qetë Maestron, pasi ajo vazhdonte ta ngacmonte me fjalë. Sipas moderatores, Olta po tregohej shumë fallso.

Pjesë nga debati:

Kiara: Është hipokrizi më vjen keq qe ta them, boll i hodhe benzinë zjarrit sepse këtë gjë ke bërë nga dita e parë dhe deri më tani. Gjasme po i qan hallin maestros, falsitet total.

Olta: Komplimenta… Nuk po i qaj hallin po i them mos u shqetëso

Kiara: Nuk do qetësohet ai se i the ti, ai qetësohet vetëm duke fjetur gjumë dhe duke e diskutuar nesër, kaq!

Olta: Je duke folur budallallëqe

Kiara: Jo i flet ti pa merak, bëjnë të gjithë si të indinjuar

Tea: Ndoshta dhe janë…

Olta: Ai është i mërzitur, të bëjmë sikur nuk ekziston?

Kiara: Po boll pra e mërzite më keq

Olta: E para njëherë mos ndërhy më farë se çfarë duhet të flas unë

Kiara: Nuk ma thua dot ti kur nuk duhet të ndërhyj unë…