Vjollca Hoxha ka sot ditëlindjen dhe sigurisht nuk mund t’i mungonin urimet nga njerëzit e dashur.
Vajza e saj Lori na ka emocionuar me dedikimin që i ka bërë përmes një Instastory ku duket vetë ajo bashkë me Vjollcën duke buzëqeshur.
“Uroj të mos më duhet të jetoj asnjë ditë pa ty. Shpresoj që vitet në vazhdim të kenë rezervuar vetëm buzëqeshje për ty, që buzëqeshjen s’ja kurseve kurrë askujt. Je bekim për këdo ka fatin të të ketë afër dhe frymëzuese për këdo që kërkon forcë të ringrihet. Gëzuar ditëlindjen ma, faleminderit për gjithçka,” shkroi Lori.
Gjithnjë e kujdesshme të zgjedhë fjalët e duhura për prindërit, Lori sjell gjithnjë emocion te ndjekësit kur bëhet fjalë për raste të tilla.
Më herët ajo lajmëroi përmes disa Instastory se ishte duke blerë lule për të ëmën në datëlindjen e saj.