Sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë Tedi Blushi ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama në lidhje me Portin e Durrësit.
Sipas tij, shpejtësia e Ramës për të vënë në zbatim këtë projekt është një krim i paamnistueshëm. Ai thotë se kjo aferë do të ndëshkohet shumë shpejt dhe përgjegjësit do japin llogari para drejtësisë.
Postimi i Blushit:
Nxitimi i Edi Ramës për të zbatuar amnistinë fiskale përmes tjetërsimit mafioz të Portit të Durrësit është një krim i paamnistueshëm.
Kjo aferë mafioze do të ndëshkohet rëndë shumë shpejt. Pronarët e fshehur të kompanive guacka offshore janë vetë Edi Rama.
Je i kapur mat! Më kot përpëlitesh duke shkumbëzuar me fjalor banal! Ndrysho mallin dhe mundohu të thithësh sa më shumë ajër në këto ditët e fundit të lirisë! Edhe ti vetë e di: Ndëshkimit nuk do t’i shpëtosh kurrë!