Drejtuesi i emisionit “Të Paekspozuarit”, Ylli Rakipi, në emisionin e djeshëm kushtuar presidentit të FSHF-së Armand Duka, është përplasur me gazetarin Gerti Çarçani.
Gjatë debatit të djeshëm për mënyrën se si Duka e ka drejtuar institucionin e Federatës, Rakipi dhe Prodani u përplasën me Çarçanin, pasi ky i fundit po tentonte të mbronte çdo skandal që i përmendej kreut të FSHF-së në studio.
@tpz.al “Varesh si ato të dashit edhe ti Gerti…” Perla e Ylli Rakipit 😂 #yllirakipi #gerticarcani #tpz #tepaekspozuarit #fyp #armandduka #redijupi #eduartprodani #armandduka #duka #mondduka #federatashqiptare ♬ Comedy – SoopSound
“Je shumë nervoz se të ka rënë dhe lapsi nga duart disa herë. Duhet të bëhesh serioz, se po merr një pozicion jo të mirë. Lëre Rizën të flasë ta mbrojë ky Federatën.
Përfaqësuesi i Federatës që kam ftuar është ky këtu (i referohet Florian Rizës). Ti je një gazetar që punon këtu me mua dhe hedh shumë dyshime mbi veten. Unë këtu i bie të kem thirrur simpatizanin më të rëndësishëm të Dukës”, iu drejtua Rakipi, Çarçanit.
Ndërkohë, kryetari i Shoqatës Rajonale të Tirannës Eduard Prodani e akuzoi Gerti Çarçanin se ai bën një emision sportiv ku në panel ka të ftuar të gjithë punonjësit e Federatës Shqiptare të Futbollit.
Ai i referohej Sulejman Starovës që punon në FSHF, që është drejtori i Departamentit të Edukimit në FSHF, Ardi Beharit që është trajner i Kombëtares U18, Nivil Deden që i skuqet fytyra po t’ia shash Armand Dukën, etj.
Në fund Rakipi bëri një parelelizëm ku u shpreh:
“Ndjesë pastë Sabri Godo me të cilin kam punuar shumë vite më parë në gazetën e tij, njëherë i fola unë për pavarsinë që kishte filluar në media. Pasi dëgjoi komplet këtë versionin tim, më tha: Nuk e ke keq ti se të pavarura duken të gjitha gjërat.
I ke parë ato të dashit poshtë. Mënyra si tundet duken fare të pavarura, por po të ulësh kokën poshte më tha, diku varen.
Edhe kjo puna këtu që ju po flisni, edhe Gerti shkret diku kapet se në siklet është”, u shpreh Ylli Rakipi, që nuk u prit dhe aq mirë nga gazetari Gerti Çarçani.