Ish-presidenti Ilir Meta ka reaguar për herë të parë, pasi Autoriteti i Dosjeve zbuloi dhe e akuzoi se ka qenë pjesë e sigurimit të shtetit në kohën e diktaturës. Ai tha se ky është një manipulim me qëllim, organizuar nga Edi Rama për të larguar vëmendjen nga afera e inceneratorëve. Nuk la pa akuzuar edhe Lulzim Bashën, kur tha se Autoriteti i Dosjeve është produkt i paktit të 17 Majit. Ish-Presidenti u shpreh se ka qenë që në 1992-shin deputet dhe ka kaluar tre herë filtrat ku ka rezultuar i pastër. Pasi sfidoi Autoritetin e Dosjeve që të nxjerrë letrat, theksoi se në Fakultetin e Ekonomisë ku përfundoi studimet kanë qenë studentë me të njëjtin emër dhe në klasën e tij, dy Ilir Metaj. Gjithçka sipas tij është një lojë nga qeveria për të hequr mendjen nga afera e inceneratorëve. Akuza të fortë dhe ofendime kishte për Lindita Nikollën që e cilësoi “pulë” që “përdoret nga Edi Rama për nevojat personale”. Edi Ramën në fund e kërcënoi kur tha se “të filloj unë me e-mail-et nga Ë Jorku? Se ato janë cështje pastaj”.

“Tani po si mund t’i shmangen unë një përgjigje, pavarësisht se nuk ka shqiptarë mbi këtë tokë që nuk e kupton që me këtë akt, vetëvrasës, sepse Autoriteti përpara se ligjor është moral, që të është besuar një detyrë të trajtosh të kaluarën me kujdes dhe persona që janë prekur dhe implikuar në mënyrë të vullnetshme dhe që kërkojnë t’i shpëtojnë filtrit duke bërë një rrezik për shoqërinë dhe njëkohësisht edhe të ngushëllosh edhe viktimat e asaj periudhe që kishin ato pasoja. Kjo është vetëm për të ardhur keq për Autoritetin e manipulimit dhe kriminalizimit të dosjeve. Ata e dinë se çfarë ka dhe çfarë nuk ka dhe sesa e vërtetë është në ato dosje që thonë ata.

Me një e-mail anonim, elektronik që kur të bëhet publik do të gajaseni të gjithë, na qenka zbuluar se na qenka një I.M. dhe mediat që lëshojnë “bomba” se do të ruajmë edhe pak etikën. U zbulua se pas 30 e ca vitesh, I.M. qenka ky njeri që në 1992 është bërë deputet dhe i është nënshtruar të gjithë komisioneve, nga ai i zotit Berisha që nuk e kaloi gjysma e asaj partisë që kam qenë unë dhe deri pas në kohën e Fatos Nanos dhe të këtij autoritetit tani. Pse bëhet kjo? Çfarë i kushtonte këtij Autoritetit që të thërriste këtë I.M., që nuk është I.M. por Ilir Rexhep Metaj, që ta thërriste, unë nuk jam as president dhe as deputet. Pse u dashka një ligj i posaçëm tani. A ka njeri që e beson këtë gjë?

Dhe patjetër që u ngrit parlamenti, Lindita e Ramës, që përdoret për nevoja personale të tij sikur është urgjenca për të spostuar vëmendjen nga inceneratorët. Sa IM kanë qenë në fakultetin e Ekonomisë, klasën që kam qenë unë, dhe kush ka qenë, nëse kanë qenë dhe ata e dinë shumë mirë. Unë në atë kohë kam qenë vetëm sekretar i Rinisë së Fakultetit të Rinisë, u zgjodha se i kisha të gjitha 10-ta dhe isha lider, bëja organizime dhe kjo ishte meritë e imja kryesore.

Unë njoh nga 40-50 Ilir Metaj dhe njëri është deputet, në klasën time kanë qenë dy Ilir Metaj. Edhe ai tjetri ka qenë njeri korrekt. Autoriteti i manipulimit të dosjeve ka një përgjegjësi të madhe, pasi shkatërron besimin në publik dhe krijon shqetësime te shumë njerëz që në të kaluarën kanë bërë një veprim të gabuar dhe tani mund t’u dalin emrat, të cilët kanë fëmijë dhe kanë krijuar familje. I siguroj të gjithë, se jam këtu pas 30 vitesh në politikë, jo se nuk ka bërë gabime, por se ka qenë dhe është i pastër dhe do të vazhdoj nja 30-40 vite të tjera. Këto janë të gjitha përralla.

Kjo është lojë politike që po hapin. Do ta mbajnë ata përgjegjësinë. Për fëmijët e mi nuk ka shqetësim se kanë dëgjuar gjëra shumë më të rënda për babanë dhe mamanë. Kjo bëhet që të kalojë Edi Rama nja dy muaj. Asgjë nuk e shpëton KM-në, se i thonë kështu Esatit ata (Ramës). Autoriteti të publikojë gjithçka, pse do të angazhohet parlamenti? Parlamenti të merret me cështjen e detit dhe të kushtetutës. Të filloj unë me e-mail-et nga Ë Jorku? Se ato janë cështje pastaj.

Do të devijojnë vëmendjen ata? U është qepur Monika dhe nuk u ndahet. Ky është Autoriteti i të dyve, i 17 Majit. Nuk kam bërë njerëz më të mjerë dhe pula, dele. Del ajo pula e Kuvendit aty, se përdoret ashtu. Unë e kam respektuar se nuk është sjellë mirë. Turp i madh. Faqezezë. Po të kishte atë shqetësim ajo bënte një telefon? Po cfarë të presësh me një mesatare 5.5 (Lindita Nikolla)” deklaroi Ilir Meta.