Ish-Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, e ftuar ditën e sotme në “Wake Up”, ka folur për raportin e saj me bashkëshortin dhe si ka ndikuar largësia në marrëdhënien e tyre.
Rudina tha se jetesa në dy vende të ndryshme ka sjellë një ftohje mes saj dhe bashkëshortit, i cili jeton në SHBA. Ajo shtoi se të dy po mundohen të bëjnë më të mirën për raportin mes tyre për shkak të vajzës.
“Është shumë e vështirë sepse që në 2017-tën kemi këtë histori që jemi larg njëri-tjetrit dhe kjo ka krijuar një ftohje në marrëdhënie. Por që ne mundohemi të bëjmë më të mirën sepse kemi edhe një vajzë, dhe kjo e bën pak më të komplikuar le të themi dhe duke marrë parasysh që vajza po rritet dhe kupton akoma më shumë, mundohemi të bëjmë më të mirën e mundshme. Por që largësia bën të vetën, nuk është njësoj sikur të isha në Amerikë, por si çdo njeri që ka dëshirë të ndjekë ëndrrat e veta dhe unë zgjodha këtë rrugë. Sigurisht edhe atij nuk i vë faj sepse ka investuar në Amerikë prej më shumë se 20 vitesh. Ai është shqiptar, por ka shumë vite atje. Kur u ktheva në 2017 kishe 17 vite që nuk kishte ardhur, kur erdhi këtu nuk po ambjentohej sot”, tha Rudina Hajdari, duke shtuar se sipas saj edhe nëse nuk ka më dashuri në një martesë, respekti është ai që i mban dy njerëz bashkë.
“Unë nuk hyj nga ato gra që identifikohem nga martesa. Profesioni im ka luajtur një rol shumë kyç në jetën time dhe ka ndikuar në këtë aspekt. Nuk mund t’i kesh të gjitha në rregull. Mendoj që mbi dashurinë dhe mbi raportin martesor, thelbi është respekti. Edhe nëse ikën dashuria ose largësia bën të vetën, larg syrit larg zemrës, respekti është ai që i mban dy njerëz bashkë”, tha ajo.