Para se të niste votimi për kreun e Këshillit Kombëtar, e vetmja që mbajti fjalën në sallë ishte  ish-deputetja e rikthyer tashmë pranë rithemelimit, Rudina Hajdari.

Kërkoi falje për gabimet dhe e konsideroi rikthimin dhe fjalëne saj një “mea culpa”, ndërsa shtoi se nuk do të ketë njeri ta largojë më nga selia e PD-së, edhe sikur me forcë të mundohen ta nxjerrin prej saj.
“Jemi të gjithë të rëndësishëm në këtë sallë. Ju kërkoj falje dhe ju garantoj që nuk do të ketë njeri që do të përjashtojë njeri nga kjo sallë. Është faji im që pranova përjashtimin e ish-liderit, nuk do të lejoj kurrë nga sot e tutje që edhe po më përjashtuan unë do të rri këtu në këtë sallë dhe ky duhet të jetë premtimi i të gjithë juve. Kështu duhet të jetë betimit i gjithsecilit prej jush, mos largohet askush. Nuk do ketë njeri të më përjashtojë nga kjo sallë ”, tha Rudina Hajdari