
Kryeministri Edi Rama vazhdon këtë fundjavë turin e takimeve në qarkun e Dibrës. Në takimin që zhvilloi sot me banorët, ai kishte disa premtime. Jemi në vitin 2022 dhe Burreli akoma nuk ka ujë të pijshëm. Edi Rama u justifikua për dy mandatet e para dhe sot premtoi se shumë shpejt do të kenë ujë 24 orë.
“Edhe satelitët po i çojmë, edhe vendi i tetë në Europë për shërbimet online jemi. Ne nuk jemi magjistar, as perfekt, por kush e di cfarë do të thotë punë, e di që gjërat bëhen hap pas hapi. Në Burrel, 24 orë ujë së shpejti. Po ndërtohet infrastruktura.
Faji ynë ishte që edhe në kohën e komunizmit ka pasur një orë apo dy ujë. Në mandatin e parë si mund të bëheshin kur ishte gjithë ajo gropë e madhe borxhesh. Në të dytin nuk morëm dot frymë; tërmeti, pandemia, lufta” tha Rama.