Kreu i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi është shprehur se Kosova duhet të jetë në mbështetje të tyre.
Në një intervistë për Euronews Albania, ai theksoi se Lugina e Preshevës është në ‘Gojë të ujkut’, referuar sulmeve nga serbët në Veri të Kosovës.Më tej ai nënvizoi se një familje në Luginë është kërcënuar duke theksuar se serbët që jetojnë në Kosovë janë të flustruar dhe do të marrin hak për atë se çfarë bëri policia e Kosovës në Veri.
“Në Luginën e Preshevës kemi pasur sulme. Një familje në Medvegjë është sulmuar verbalisht dhe është kërcënuar. Ky është indikator i qartë që komunitetet serbe këtu në vende ku banojnë dhe shqiptarë janë të flurtusuar dhe janë të motivuar të nxjerrin hak për atë se çfarë ka bërë policia kosovare në Veri të Kosovës.
Është momenti që Kosova të jetë pranë nesh. Jemi të rrezikuar. Ne jemi në gojë të ujkut këtu, jo pse po frikësohemi por ne nuk ki kemi mjetet për tu marrë me Serbinë, Kosova është e thirrur për të qenë pranë nesh. Duhet me qenë me për dialogun pranë nesh”-tha ai.