Aktorja Olta Gixhari prej dy vitesh është shpërngulur në Spanjë, ku po jeton pranë partnerit të saj dhe djalit të vogël, i cili erdhi në jetë në 2020.
Së fundmi Olta ndodhet në Tiranë dhe mëngjesin e kësaj të enjte ka qenë e ftuar në “Wake Up”, ku ka ndarë me publikun detaje të cilat nuk i ka thënë me herët. Ajo ka zbuluar se ata janë njohur në Madrid dhe se fillimisht ajo mendonte se ai nuk do të lidhej kurrë me të.
”Jemi njohur në Madrid dhe puthjen e parë e dhamë në Romë. Lidhja jonë ka ardhur në mënyrë natyrale dhe unë madje mendoja se ai nuk do të lidhej kurrë me mua. Është kursimtar nuk bën dhurata të shtrenjta. Quhet Dori dhe është nga Tirana, profesionin nuk do ta them. Nuk më thërret kurrë në emër. Nëse më thotë Olta ka diçka që nuk shkon. Vetëm dy herë e kam dëgjuar nga goja e tij emrin tim dhe se si jam ndjerë. Më ka vënë një nickname (epitet) me përkëdheli të padëgjuar ndonjëherë. Unë i thërras Dori. Nuk bëhet xheloz, unë nuk e di se si është xhelozia në një lidhje”, tregoi ajo.
Mes të tjerash aktoja tregoi se djali i saj Amari është një fëmijë indiferent dhe i lidhur më shumë me të atin se me të, ndonëse në pamje Olta tha se i ngjan të dyve. Ajo tha se ende nuk e di se kur do të publikojë foto me portret të plotë të të birit në rrjetet sociale pasi partneri nuk është shumë pro.