Olta Gixhari është shpërngulur prej vitesh në Spanjë, aty ku jeton me partnerin dhe me djalin e tyre. Së fundmi, aktorja ka dhënë një intervistë për “Pushime On Top” ku ka treguar detaje nga lidhja e tyre.
Olta ka treguar se ajo dhe bashkëshorti janë ndryshe nga çiftet e tjera, pasi dhuratat e tyre janë udhëtimet apo restorantet e reja.

”Unë dhe partneri im nuk jemi tipa dhuratash me pako me fjongo. Pasioni jonë janë udhëtimet dhe restorantet. Dhe dhuratat më të mira të njëri-tjetrit janë restorantet. Kam zbuluar restorantin më të mirë të mishit hajde shkojmë ta vizitojmë”, është shprehur aktorja.