Ajo që nuk pritej të ndodhte, ndodhi. Olta Gixhari i jep të drejtë Luizit, por i përmend frikën më të madhe që ai ka dhe ku qëndron diferenca mes tij dhe saj.

Pasi i bëri të qartë Kiara Titos se do t’i qëndrojë larg, Luiz Ejlli po bisedonte me banorët dhe bëri deklaratën e tij të radhës. Ai u shpreh se do të respektojë kërkesat e Kiarës dhe nuk do të ndërhyjë më në bisedat që bën ajo me banorët e tjerë pasi nuk është “sekretari i saj”.

Duke përforcuar më tej atë që ai tha, Luizi theksoi se është e zonja e vetes dhe nëse do të ketë nevojë për ndihmën e tij mjafton t’ja kërkojë ose t’i hedhë një shikim.

Pjesë nga biseda:

Luizi: Të flasë vetë, të bëjë çfarë të dojë vetë. Ndihmë për mua s’ka.

Efi: Mir bën o burr se nga nnjë anë shumë je munduar.

Luizi: Boll. E zonja e vetes është, të bëjë çfarë të dojë. Mua këtu më ka. Kur të jetë në siklet vetëm të më bëjë një shikim. Për sa kohë nuk ka nevojë për mua t’i bëjë ballë vetë. S’ka pasur nevojë për mua ndonjëherë, edhe mos pastë o Zot. Unë nuk jam sekretari i Kiarës.