Nëse nuk shihni që peshorja po lëviz, nuk do të thotë se dieta nuk po sjell rezultate. Për shumë, peshorja është një tregues nëse kanë shtuar apo humbur peshë. Dhe kur nisin një dietë të re, shumica shkojnë drejt peshores, si një mjet që t’u japë motivim shtesë.
Megjithatë, mund të ndodhë që peshorja të mos tregojë asnjë ndryshim. Por nutricionistët thonë se kjo nuk tregon se nuk keni rezultate. Më poshtë, renditet një listë me përfitimet që merrni nga dieta, edhe pse rezultatet ende nuk janë të dukshme në peshore.
– Ju flini më mirë gjatë natës dhe nuk keni nevojë për alarm për t’u zgjuar
– Keni më shumë energji gjatë ditës
– Ju jeni të uritur pothuajse në të njëjtën kohë çdo ditë
– Ju dëshironi më pak ushqim
– Lëkura, flokët dhe thonjtë tuaj duken më mirë.