Prej kohësh në rrjet është përfolur se Donald Veshaj do të jetë bashkëprezantuesi i Borës në “Dancing With the Stars”, mirëpo duket se kjo nuk është e vërtetë.
Mësohet se e gjitha ka qenë një strategji marketingu dhe se personi që do të shoqërojë Borën është në fakt gazetari dhe moderatori Eno Popi.

Eno do të rikthehet pas një pauze të gjatë nga ekrani. Kujtojmë se “Dancing With The Stars” nis me datë 7 Tetor.